Die. Nën 24th, 2024

Vella: Malta e mbështet liberalizimin e vizave, Kosova i përmbushi kriteret para disa vitesh

Presidenti i Maltës, George Vella, ka thënë se vendi i tij e mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën, pasi, siç tha ai, ajo i ka përmbushur kushtet para katër vitesh.

Ai e ritheksoi mbështetjen e vazhdueshme të Maltës për Kosovën në anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian.

“Tani do ta shfrytëzoj këtë mundësi për të ritheksuar mbështetjen e vazhdueshme të Maltës për Kosovën, për anëtarësimin në BE, e mirëpres raportin e Komisionit Evropian, dhe e inkurajoj Kosovën që të vazhdojë rrugëtimin e saj reformues në perspektiven evropiane. Malta e mbështet propozimin e Komisionit Evropian për liberalizim të vizave duke qenë se ka përmbushur të gjitha kriteret para disa vitesh… Katër vjet ka vonesë për liberalizimin e vizave. Kosova ka bërë çdo gjë që është kërkuar për liberalizimin e vizave”, ka thënë Vella në konferencën e sotme për medie.

Ai tha se Malta e mbështet marrëveshjen e 27 gushtit në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Malta e mirëpret marrëveshjen e 27 gushtit në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe mbështet plotësisht procesin e pajtimit në mes të Beogradit dhe Prishtinës”.

Ai shtoi se Ballkani Perëndimor nuk mund të ndahet nga Evropa.

“Nga perspektiva e gjerë rajonale ka qenë qëndrim afatgjatë i Maltës që Ballkani Perëndimor nuk mund të ndahet nga Evropa. Perspektiva e zgjerimit është një prej veglave më të fuqishme të BE-së, dhe vepron si stimulim duke siguruar paqe siguri dhe stabilitet”, ka shtuar ai.

Ai foli edhe për situatën e krijuar në Ukrainë, duke shprehur mbështetjen e Maltës për këtë vend.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *