Die. Nën 24th, 2024

Kapen katër shtetas të huaj në Hanin e Elezit

Në kuadër të parandalimit të kontrabandimit të shtetasve të huaj, të cilët Kosovën e shfrytëzojnë si vend transit drejt Bashkimit Evropian, sot, rreth orës 10:00, në Piken e Kalimit Kufitar Hani Elezit, policia kufitare dhe Dogana e Kosovës kanë identifikuar katër shtetas të huaj, të fshehur në një kamion me targa të Maqedonisë Veriore.

Migrantët ilegalë kishin udhëtuar nga shtetet e lindjes, në Maqedoninë e Veriut deri në Kosovë. Sipas tyre destinacioni i tyre ishte në shtetet e BE-së.

I dyshuari në këtë rast është drejtuesi i kamionit me targa maqedonase, shtetas i Maqedonisë Veriore, i lindur në vitin 1959.

Rasti është trajtuar nga njësiti i hetimeve dhe njësia e migrimit në DRK Lindja në Kaçanik për procedura të mëtejme.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *