Sht. Nën 23rd, 2024

Ambasadori SHBA-së në Serbi në anën e Vuçiqit, i pakënaqur me Kurtin për çështjen e targave

Njëra prej temave më të nxehta të këtyre ditëve padyshim se është shtyrja e afatit për regjistrimin e targave nga ana e serbëve që jetojnë në Republikën e Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova merr seriozisht sugjerimet e aleatëve ndërkombëtarë, teksa Shtetet e Bashkuara që i kanë kërkuar që të shtyjë afatin për regjistrimin e targave, transmeton Indeksonline

“Përveç se duam të respektohet rendi dhe ligji, gjithashtu jemi të kujdesshëm që të mos rrezikohet paqja dhe siguria. Andaj edhe kur partnerët, aleatët, miqtë tanë ndërkombëtar na japin sugjerime, ne ato i marrim shumë seriozisht dhe i analizojmë me kujdes”, tha Kurti për gazetarët në Prishtinë, pasi mori pjesë në Samitin për Ballkanin Perëndimor.

Ndërsa, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, u shpreh se është i zhgënjyer dhe i shqetësuar për vendimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të mos zgjatur afatin për ri-regjistrimin e automjeteve dhe kalimin nga targat ilegale KM në ato RKS, pavarësisht thirrjeve nga SHBA, BE dhe QUINT-i.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, së bashku me partnerët e saj ndërkombëtarë, ka kërkuar vazhdimisht nga Qeveria e Kosovës që të vazhdojë periudhën e zbatimit të ri-regjistrimit të automjeteve. Jemi të zhgënjyer dhe të shqetësuar për refuzimin e Qeverisë së Kosovës për të pranuar kërkesat dhe këshillat e partnerëve të saj më të afërt ndërkombëtarë për këtë çështje”, u shpreh Hill në një intervistë të tij me mediumin serb Blic.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *