Sht. Nën 23rd, 2024

Kaosi në kryeqytet pas testimit të unazës së brendshme, deklarohet Përparim Rama

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas kaosit që u shkaktua në kryeqytet, me rastin e testimit të unazës së brendshme të kryeqytetit.

Rama ka deklaruar se qytetarët janë informuar lidhur me këtë testim qysh më 26 tetor.

“E kuptoj plotësisht frustrimin e shumë qytetarëve rreth këtij testimi. Unë dhe stafi përgjegjës i Komunës së Prishtinës bashkëndjejmë me ju. Pavarësisht këtij frustrimi të shprehur, ju falendëroj përzemërsisht për durimin që treguat sot” deklaroi Rama.

Tutje, kryetari i Kryeqytetit tha se gjatë ditës janë identifikuar e fytave të ngushta dhe njëkohësisht kanë pranuar mesazhe me propozime e rekomandime që i ofrojnë Prishtinës zgjidhje për komunikacionin e ngarkuar.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *