Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar kryeministrin Kurti.
Sipas saj, Kurti po ngul këmbë në çështje teknike.
Megjithatë, ajo thotë se kryeministri do të hymbë përkrahjen që do i duhet për çështje madhore me interes kombëtar.
“Ngul këmbë në çështje teknike POR do të humbë përkrahjen që do të i duhet në vendime e kompromise për çështje madhore me interes kombëtar” ka shkruar Musliu-Shoshi në facebook.
Ky reagim i saj vjen pas kritikave nga ana e ndërkombëtarëve, lidhur me afatin për konvertimin e targave ilegale serbe në ato RKS