Die. Nën 24th, 2024

Deklarohet vajza e së moshuarës që u rrah në Pejë: Ky është fundi i botës

Vajza e gruas së moshuar që u abuzua dhe keqtrajtua në shtëpinë e të moshuarve në Pejë nga një infermiere është deklaruar rreth ngjarjes.

Zheneta Nura tregoi gjendjen e saj psiqike pasi mësoi publikimin dhe momentin se si mori rrugë të menjëherë drejt Pejës.

Reagon specialistja e psikologjisë mjekësore: Nuk mjafton burgu për inferm…
Tutje, ajo shtoi se me të arritur në qendrën “Orenda”, e kishte tërhequr nga aty.

“Nuk e di a mundem m’u shpreh. Jam e tronditur. Besoj që secili prej qytetarëve më kupton. Situata në të cilën gjendemi unë dhe familja është e paspjegueshme. Unë e vizitoj një herë ose dy herë. Kur ka ardhë xhirimi, kam qenë në orar të punës. Jemi nisë për Pejë. Nënën e kam tërheqë menjëherë prej aty. Shpresoj që drejtësia ta vendos këtë çështje. I lus institucionet gjegjëse që të merren seriozisht. Të ndodh diçka e tillë, në një vend ku paguajmë 600 euro për një muaj, ky është fundi i botës”, tha ajo në RTV Dukagjini.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *