Hën. Nën 25th, 2024

Lista Serbe me konferencë për media, paralajmërojnë protestë

Lista Serbe, në një konferencë për media, ka thënë se nesër do të mbajë takim me presidentin serb, Aleksander Vuçiç.

Të njëjtit kanë paralajmëruar që të dielën në mesditë, edhe do të protestojnë, raporton Indeksonline.

Takimi i Listës Serbe me Vuçiçin dhe protestat e tyre vijnë si rrjedhojë e suspendimit të drejtorit të Policisë në Drejtorinë Rajonale Veri, Nenad Gjuriq.

Udhëheqësi i kësaj liste, Goran Rakiq, u ka bërë thirrje për tërheqje nga të gjitha institucionet në veri, , duke filluar nga ai personalisht, e duke përfunduar me serbët e vetëqeverisjes lokale, prokuroria, gjykata, policia dhe të gjitha autoritetet e tjera.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *