Mër. Nën 27th, 2024

Zgjedhjet në Veri/ Presidentja Osmani në takim me kryetarin e KQZ-së!

Dy ditë pasi kryetarët e komunave veriore të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, kanë dhënë dorëheqje, kanë nisur lëvizjes e para të institucioneve përgjegjëse zgjedhore në vend.

Burime të IndeksOnline bëjnë të ditur se kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi është duke u takuar me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

“Tema e diskutimit, Konsultim me Presidenten për Organizimin e Zgjedhjeve dhe mundësinë e shpalljes se tyre brenda 2-3 ditëve”, ka thënë ky burim.

Kujtojmë se dorëheqje kanë dhënë edhe këshilltarët në kuvendet komunale nga radhët e Listës Serbe. Srpska është partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila e ka mbështetjen e Beogradit zyrtar, konkretisht presidentit, Aleksandër Vuçiq

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *