Die. Dhj 22nd, 2024

Presidentja krenohet me 311 ushtarët e rinj të FSK-së, u premton përkrahje

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas diplomimit të kadetëve të rijnë të FSK-së.

Ajo ka thënë se sot Ushtrisë sonë ju bashkuan edhe 311 ushtarë të rijnë, kështu duke forcuar përpjekjet për mbrojtjen e demokracisë dhe sovranitetit të Kosovës.

Gjithashtu ajo ka treguar se si Komandant i Përgjithshëm, do të vazhdoj të mbështes gratë dhe burrat me uniformë, deri sa ata i shërbejnë me krenari vendit tone.

‘’U bashkuan 311 ushtarë të rinj @KSF_Kosova sot, duke forcuar përpjekjet tona kolektive për të mbrojtur demokracinë dhe sovranitetin tonë. Si Komandant i Përgjithshëm, unë do të vazhdoj të fuqizoj dhe mbështes gratë dhe burrat tanë me uniformë, ndërsa ata i shërbejnë me krenari vendit tonë dhe popullit tone’’, ka shkruar Osmani në Twitter.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *