Reshjet e mëdha të shiut kanë krijuar përmbytje në disa zona të vendit. Më së shumti raportohet të ketë pasur vërshime në qytetin e Pejës.
Indeksonline ka siguruar pamje ku shihet rritja e madhe e nivelit të ujit në Lumbardh. Burime të Indeksonline bëjnë me dije se uji ka filluar të depërtoj edhe në disa shtëpi në atë zonë.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dhënë “alarmin” për vërshime të mundshme në disa pjesë të Kosovës, si pasojë reshjeve që kanë filluar që nga dita e djeshme e po vazhdojnë edhe sot.
Në anën tjetër, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se FSK është e gatshme të ndërhyjë në situata emergjente.