Hën. Dhj 23rd, 2024

110-vjetori i pavarësisë së Shqipërisë/ Vlora i bën bashkë krerët e Kosovës dhe Shqipërisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, krahas liderëve institucionalë të Kosovës dhe Shqipërisë mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 110- vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, në Vlorë.

Presidentja Osmani, bashkë me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, kryeministrin Albin Kurti, presidentin e Shqipërisë, Bajram Begajn, kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla dhe kryeministrin Edi Rama, kanë marrë pjesë në ngritjen e flamurit kuq e zi dhe kanë vendosur kurora lulesh në varrin memorial të Ismail Qemalit.

Ditën e Flamurit dhe përvjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, Presidentja Osmani i ka cilësuar të shenjta për të gjithë shqiptarët kudo ndodhen ata.

“Akti i Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe Dita e Flamurit, janë ndër ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar. E nderuar të jem sot në Vlorë krahas liderëve shtetërorë e institucional të Kosovës dhe Shqipërisë, për ta kremtuar këtë ditë të shenjtë për ne”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Sipas saj, patriotë nga Kosova dhe Shqipëria kishin një ideal.

“Që prej Gjergj Kastrioti- Skënderbeut, Ismajl Qemajlit, Hasan Prishtinës e Isa Boletinit, e deri te presidenti historik Ibrahim Rugova dhe komandanti legjendar i UÇK-së, Adem Jashari – një ëndërr dhe një ideal kishim. Sot, Kosovë e Shqipëri, bashkërisht në Vlorë, kujtojmë në këtë 110 vjetor, gra e burra, të cilët e bën të mundshme projektin e shteteve tona të pavarura”, është shprehur Presidentja Osmani, duke uruar të gjithë shqiptarët në Ditën e Flamurit dhe atë të Pavarësisë së Shqipërisë.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *