Sht. Nën 23rd, 2024

Prokuroria jep detaje për arrestimin e serbit që dyshohet për krime lufte në Dubravë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton opinionin publik se, gjatë ditës së sotme është arrestuar një person, mashkull, kosovar i nacionalitetit serb, G.M., si i dyshuar për Krime Lufte në Kosovë, konkretisht në masakrën e Dubravës në maj të vitit 1999.

Prokuroria Speciale njofton senëkuadër të hetimit për vrasjet dhe keqtrajtimet e të burgosurve në Burgun e Dubravës, gjatë luftës në Kosovë, ka nxjerrë aktvendim për zgjerimin e hetimit kundër të pandehurit G.M. për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka keqtrajtuar fizikisht të burgosurit e atij burgu si dhe ka marrë pjesë në vrasjen e një numri të madh të të burgosurve gjatë muajit maj të vitit 1999.

Pas kërkesës së Prokurorisë Speciale, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, i ka caktuar të pandehurit G.M. paraburgim në kohëzgjatje prej një muaj.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *