Die. Nën 24th, 2024

Bie çmimi i naftës për 8 centë në tregun kosovar, Berjani: Trendi gjithnjë në rënie

Çmimet e naftës në tregun botëror të mërkurën ranë në nivelin më të ulët që nga fillimi i vitit. Ulja është reflektuar edhe në tregun kosovar pasi që organizata prodhuese OPEC ka shtuar prodhimin.

Kryetari i shoqatës së naftëtarëve, Fadil Berjani, në një prononcim për IndeksOnline ka konfirmuar rënien e çmimit të naftës, i cili thotë se brenda 24 orëve të fundit ka rënie për 0.8 centë për litër.

Ai thotë se kur ka prodhim të mjaftueshëm ka edhe ulje të çmimit të derivateve.

“Brenda 24 orëve në tregun tonë, në pika karburanti kemi rënie të çmimit për 0.8 centë për litër. Dhe ky është një sinjal që ditët në vijim do të ketë rënie të çmimit të derivateve”, ka thënë Berjani.

Ai ka lutur kryeministrin Albin Kurti që të merr masa ndaj bizneseve pasi që ato kanë rritur çmimin e produkteve ushqimore në emër të çmimit të lartë të naftës dhe tani kur ka ulje të çmimit të naftës duhet të ketë ulje të çmimeve edhe nëpër markete.

“U rrit nafta, u rriten çmimet. Muajin e fundit kemi rënie për 25% të çmimit të naftës por kjo nuk po vërehet edhe nëpër supermarkete të cilat vazhdojnë ti mbajnë çmimet e larta”, ka thënë Berjani.

Ai ka thënë se nuk mund të paragjykohet se çfarë çmimi do të kemi në ditët në vijim, por e rëndësishme është që trendi është në rënie.

Sot në Londër, çmimi i naftës bruto Brent nga Deti i Veriut ra për 55 centë dhe tani qëndron në 78.80 dollarë për fuçi, më i ulëti që nga janari.

Në New York, nafta e papërpunuar ra për 38 centë në 73.87 dollarë për fuçi.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *