Die. Nën 24th, 2024

Sveçla takohet me ambasadorin e Suedisë

Ministri Sveçla priti në takim ambasadorin e Suedisë Jonas Westerlund

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim mikpritës ambasadorin e Suedisë, Jonas Westerlund.

Me këtë rast ministri Sveçla e njoftoi me prioritet e Ministrisë së Punëve të Brendshme për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Po ashtu gjatë këtij takimi ministri Sveçla, e njoftoi ambasadorin suedez me proceset në të cilat është duke kaluar Republika e Kosovës.

Ministri Sveçla ka vënë në dukje mbështetjen që ka dhënë Suedia në disa prej proceseve të rëndësishme që ka kaluar Kosova dhe kërkoi përkrahjen e më tejme për proceset integruese të vendit tonë.

Ndërsa Ambasadori Westerlund e falënderoi ministrin Sveçla për pritjen dhe shprehi gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit në mes Suedisë dhe Republikës së Kosovës.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *