Die. Nën 24th, 2024

Barrikadat në Veri dhe arrestimi i Dejan Pantiçit, deklarohet Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka dhënë detaje mbi arrestimin e ish-policit serb, Dejan Pantiç.

Sipas Sveçlës, Pantiç kishte orgaizuar sulm terrorist në zyret e KKZ-së n Veri.

“Pantiç akuzohet për kryerjen e veprave terroriste dhe sulm kundër rendit kushtetues” tha Sveçla.

Ai shtoi se grupet që kanë vendosur barrikada në veri po mundohen të parandalojnë vendosjen e drejtësisë.

“Grupe ekstremiste me qëllim të parandalimit të vendosjes së drejtësisë janë organizuar në bllokim të disa rrugëve dhe ngritje të barrikadave në Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok.”

Ministri Sveçla ka ftuar të gjithë qytetarët për qetësi.

Ky është njoftimi i plotë i tij:

Policia e Kosovës sot ka ndaluar në Pikën Kufitare në Jarinje ish zyrtarin policor, ish pjesëtarin e MUP-it i cili ishte integruar më parë në Policinë e Kosovës, Dejan Pantiç.

I ndaluari sipas dëshmive të Policisë së Kosovës ka organizuar sulmin terrorist në zyret e KKZ-së në veri të vendit me ç’rast ishin sulmuar zyrtarët e KQZ-së dhe zyrtarët policor. Pantiç akuzohet për kryerjen e veprave terroriste dhe sulm kundër rendit kushtetues.

Grupe ekstremiste me qëllim të parandalimit të vendosjes së drejtësisë janë organizuar në bllokim të disa rrugëve dhe ngritje të barrikadave në Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok.

Ftoj të gjithë qytetarët për ruajtje të qetësisë e në veçanti qytetarët tanë të etnisë serbe që të mos bëhen pjesë e organizimeve të grupeve kriminale në veri.

Asgjë nuk mund t’i ndalë institucionet e Republikës së Kosovës për ofrim të sigurisë për qytetarët pa dallim e për sjellje para drejtësisë të të gjithë shkelësve të ligjit.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *