Die. Nën 24th, 2024

Besim Osmani thotë se sirenat i ka lëshuar ndonjë vagabond

Sot në veri të Mitrovicës janë dëgjuar alarmet.

Për këtë ka folur kandidati i Iniciativës qytetare “Mitrovica”, Betim Osmani, ku tha se ndonjë vagabond i ka lëshuar sirenat.

“Jo sepse organizimi në veri nuk është ashtu siç duhet të jetë dhe besojë ndonjë vagabond i ka lëshuar derisa policia i ka rënë në fije se ku është dhe i ka ndërprerë. Nuk kisha me komentu”, ka thënë ai.

closevolume_off
Ai thotë se problemet i kanë institucionet e sigurisë me një pjesë të kriminelëve dhe jo me qytetarët e veriut.

“Ne jemi të gatshëm dhe nuk është që ka ndonjë problem kushedi sesa. Problemet i kanë institucionet e sigurisë me një pjesë të kriminelëve dhe jo me qytetarët e veriut. Kjo nuk ka të bëjë me mbarëvajtjen e zgjedhjeve”, shtoi Osmani.

Po ashtu, kandidati Osmani thotë se përderisa presidentja e Kosovës i ka shpallur zgjedhjet, janë të gatshëm të marrin pjesë.

“Ne jemi si iniciativë qytetare dhe në këtë rast edhe në zgjedhjet e mëhershme kemi marrë pjesë në zgjedhje. Përderisa presidentja i ka shpallë zgjedhjet, ne jemi të gatshëm dhe e kemi për detyrim të marrim pjesë në këto zgjedhje”, deklaroi ai.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *