Sekretari i Përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili ka thënë se plani franko-gjerman në qendër të vet, e ka njohjen de-fakto të Kosovës nga Serbia.
Zyrtari i lartë i Nismës ka thënë se ky qëndrim i ri i zyrtarëve të VV-së përveç që nuk ka asnjë koherencë me qëndrimet e mëpasshme të VV-së, por përkundrazi është hipokrizi e kulluar, sepse, sipas tij, të gjithë e dinë se njohjet e shteteve bëhen vetëm me DE JURE.