Sht. Sht 21st, 2024

Tërmet në ATK,Murtezaj i zgjedh drejtorët pa konkurs

Ushtruesi i detyrës të drejtorit të përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ilir Murtezaj, i ka njoftuar sot përmes një imailit emërimet e reja të drejtorëve të dymbëdhjetë departamenteve në ATK. Këta janë drejtorët e rijnë që kanë filluar punën nga dita e djeshme. Indeksonline, ka siguruar imellin zyrtarë të Murtezaj që ju dërguar personave të graduar në pozitat e drejtorëve.

Nikson Mirdita, Drejtor i Departamentit të Funksioneve të Pavarura

Ilir Islami , Drejtor i Departamentit të Shërbimeve Juridike

Rifat Hyseni , Drejtor i Departamentit të Teknologjisë Informative

Naim Mulaj, Drejtor i Departamentit për Shërbime të Përgjithshme

Nait Sharku, Drejtor i Departamentit për Menaxhimin e Mbledhjes së Borxheve

Merita Shoshi, Drejtor i Departamentit për Shërbime, Gjoba dhe Ndëshkime Administrative për Prishtinën 1,2 dhe 3

Bashkim Shala, Drejtor i Departamentit për Arka Fiskale, Pensione dhe Sigurime

Hamdi Hoxha, Drejtor i Departamentit për Transferim të Çmimeve dhe Ekonomi Digjitale

Sami Salihu, Drejtor i Departamentit të Regjistrimit dhe Shërbimit të Tatimpaguesve

Ferdi Sylejmani, Drejtor i Departamentit për Procedura dhe Kualitet të Kontrollit

Njazi Asllani, Drejtor i Departamentit për Procedura dhe Kualitet të Mbledhjes së Detyrueshme

Ekrem Hyseni , Drejtor i Departamentit për Zhvillim dhe Koordinim të Projekteve

Ky vendim i publikuar nga UD i drejtorit të përgjithshëm, Ilir Murtezaj është bërë në kundërshtim me Ligjit nr 06/L-114 për zyrtarët publikë , dhe ky aprovim është në kundërshtim me Ligjit nr 06/L-113 për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore dhe të agjencive të pavarura , kjo shkelje është konfirmuar edhe nga zyrtarë brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Financave dhe Transfereve.

“Nga vendimi shihet se kemi të bëjmë me ngritjen në pozitë të Nikson Mirdita i cili është emëruar Departamentit të Funksioneve të Pavarura, nga pozita e fundit që e ka mbajtur me Aktemrim Shef i Divizionit në zyrën Ekzekutive , që do të thotë kemi gradim pa konkurs dhe Nijazi Asllani është emëruar Drejtor i Departamentit për Procedura dhe Kualitete të Mbledhjes së Detyrueshme nga pozita Shef i divizionit për Planit dhe Analizës sipas Aktemërimit të fundit të fituar ,e konkurs, që do të thotë kemi gradim pa konkurs”, ka treguar ky burim.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *