Sht. Nën 23rd, 2024

Policia arreston disa të dyshuar për keqpërdorim të kartelave bankare dhe lëshim të çeqeve pa mbulesë

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, respektivisht Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike, nën dyshimin e përfshirjes së disa të dyshuarve në veprën penale ‘lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit’, pas kryerjes së hetime paraprake, sot kanë zbatuar urdhëresën e gjykatës për kontrollin e lokacioneve të të dyshuarve.

Policia ka kryer kontrolle në katër lokacione në rajonin e Ministrisë Jugu, ku janë gjetur e sekuestruar disa prova materiale të cilat do të përdorën në procedurë të mëtejme. Gjatë operacionit policor janë arrestuar katër të dyshuar: E.S., (viti i lindjes 2000, mashkull kosovar), I.P., (viti i lindjes 2002, mashkull kosovar), A.S., (viti i lindjes 2001, mashkull kosovar) dhe E.S., (viti i lindjes 2002, mashkull kosovar).

Dyshohet se këta të dyshuar kanë keqpërdorë kartela bankare, duke siguruar në mënyrë të paligjshme të dhëna të kartelave bankare, kartelat pastaj i kanë përdorur për blerje të mallrave të ndryshme.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe më pas me aktvendim të prokurorit, tre të dyshuarit e parë dërgohen në mbajtje deri ne 48 orë, kurse lënda ndaj të dyshuari të katër do të zhvillohet në procedurë të rregullt.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *