Pre. Nën 22nd, 2024

KPK: Kryeministrit Kurti dhe vartësve të tij ju bëjmë thirrje të respektojnë punën e Prokurorit të Shtetit

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) është shprehur i shqetësuar me deklaratat e kryeministrit Albin Kurti dhe vartësve të tij, lidhur me, siç thonë, “vendimin ligjor” për ndërrimin e masës së të pandehurit Dejan Pantiq nga paraburgimi në arrest shtëpiak, vendim i cili KPK-ja thotë se është marrë pas kërkesë së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

KPK-ja vlerëson se reagimet e tilla të Kryeministrit Kurti dhe vartësve të tij janë tendencë për ndërhyrje në punët dhe pavarësinë e sistemit prokurorial të Republikës së Kosovës.

Reagimi i plotë:

Prishtinë, 28 dhjetor 2022 – Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) është thellësisht i shqetësuar me deklaratat e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe vartësve të tij, lidhur me vendimin ligjor për ndërrimin e masës së të pandehurit Dejan Pantiq nga paraburgimi në arrest shtëpiak, që është marrë pas kërkesë së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

KPK vlerëson që reagimet e tilla të Kryeministrit Kurti dhe vartësve të tij janë tendencë për ndërhyrje në punët dhe pavarësinë e sistemit prokurorial të Republikës së Kosovës

Po ashtu, KPK shpreh indinjatën e thellë me kërkesën e Kryeministrit Kurti për t’u informuar me emrin e prokurorit i cili ka bërë kërkesë për ndërrimin e masës ndaj të pandehurit Pantiq, nga se kjo përveç që ndikon në punën e pavarur të prokurorit, mund të nxitë edhe reagime që do mund të rrezikojnë jetën e tij.

Këshilli Prokurorial i Kosovës mbështet të gjitha vendimet e prokurorëve që janë të mbështetura në ligj, dhe ju bënë thirrje për të vazhduar punën e tyre të pavarur, profesionalisht dhe të mos ndikohen nga asnjë lloj ndërhyrjeje apo presioni.

Ndërsa, Kryeministrit Kurti dhe vartësve të tij, KPK ju bënë thirrje të respektojnë punën e institucionit të pavarur të Prokurorit të Shtetit, ngase tentativat për ndërhyrje, do të mbesin vetëm si të tilla.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *