Pre. Nën 22nd, 2024

Daut Haradinaj: Plani franko-gjerman është gatuar në Washington, Kurti ka dështuar me menaxhimin e situatës në Veri

Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovoës, ka thënë se propozimi franko-gjerman është gatuar në Washington.

Në një intervistë për Indeksonline, ai ka thënë se në kuadër të kësaj marrëveshje ka përafrim të njohjes reciproke.

Sa i përket situatës në Veri, zyrtari i lartë i AAK-së ka thënë se ka qenë personalisht në atë zonë dhe serbët e zakonshëm nuk janë të kënaqur me situatën aktuale.

Ai ka akuzuar kryeministrin Kurti për keq menaxhim të situatës dhe është tregu totalisht i papërgjegjshëm.

Në këtë intervistë, e cila do të transmetohet ditëve në vijim, Haradinaj ka folur edhe për asociacionin, qeverisjen e Përparim Ramës, dhe mundësinë për të rikandiduar sërish për të parin e Prishtinës. Poashtu ai ka rrëfyer momente nga festimi i vitit të ri në kohën e luftës.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *