Pre. Nën 22nd, 2024

Osmani emëron tre komandantë të Komandave të FSK-së

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pas rekomandimeve të parapara me ligj, në një ceremoni të organizuar në Presidencë, në prezencë të kryeministrit Albin Kurti, komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe zv.ministrit të Mbrojtjes, Shemsi Syla, ka emëruar tre komandantë të Komandave përkatëse në FSK dhe ka dekretuar tre gjeneralë të rinj.

Kolonelët Hysen Dreshaj, Sefer Isufi dhe Ilir Qeriqi kanë marrë gradën gjeneralë brigade. Gjeneral brigade Jeton Dreshaj është emëruar në pozitën e komandantit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, Naim Haziri, komandat i Komandës së Gardës Kombëtare, ndërkaq gjeneral brigade, Hysen Dreshaj është emëruar komandant i Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së.

Presidentja Osmani ka përgëzuar komandantë e emëruar dhe gjeneralët e sapograduar, duke ju dëshiruar suksese të mëtejme në ngritjen profesionale të FSK-së.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *