Sht. Nën 23rd, 2024

Thellohet deficiti tregtarë 1.2 miliard euro në vitin 2022, eksportet në gjendje të mjerueshme

Deficiti tregtar i mallrave në fund të vitit 2022 shënoi vlerën prej 1.2 miliard euro, që korrespondon me një rritje vjetore prej 22.7 përqind. Arsyeja kryesore e rritjes së deficit tregtar ndërlidhet me rritjen e theksuar të importit të mallrave. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosoves (BQK), importi kundrejtë eksportit vazhdon të mbetet i lartë.

“Gjithsej importi i mallrave ishte 1.5 miliardë euro, ndërsa eksporti arriti vlerën prej 238.2 milionë euro, që nënkupton se eksporti i mallrave arrin të mbulojë vetëm 15.8 përqind të mallrave të importuara. Deficiti tregtar i mallrave përbën një problem strukturor në ekonominë e vendit dhe rritja e vazhdueshme e importit të mallrave, sidomos atyre konsumuese dhe të ndërmjetme, sinjalizon për rritjen e ndjeshmërisë së ekonomisë së vendit ndaj dinamikave në tregjet ndërkombëtare” thuhet në raport.

Nexhat Hasani kryetar i Shoqatës së eksporteve kosovare ka thënë se gjendja e eksporteve është e mjerueshme.

“Me keqardhje më duhet të konstatoj që gjendja e eksportuesve është mjaft e rënduar,veçmas ku kësaj i shtojmë situatën mjaft të brishtë në vend dhe rajon”, tha Hasani.

Sipas tij, esportet këto vite janë ballafaquar edhe me situatën e rënduar pandemike që sipas tij edhe lifta në Ukrahinë e ka vështirësuar edhe më shumë pozitën e prodhuesve vendor.

“Ukrahina është vendi me më së shumti potencial prodhues për lëndë të parë si: hekuri, druri, gruri, mielli, produktet e qumshtit etj.Kjo e vështirëson edhe më tej prodhuesin vendore. Nëse kësaj i shtojm edhe faktin që ky vit ka qenë jashtëzakonisht i vështir sa i përket furrnizimit me produktet e naftës dhe gasit,kjo e vështirson edhe me tej gjendjen e prodhuesve duke rritur tej mase koston e prodhimit dhe vështiresit në plasmanin e produkteve dhe rritjen e kostove të transportit”, tha Hasani.

Por sipas tij, me gjithë vështirësit e lartëcekura, kompanitë eksportuese kanë shënuar rezultate inkurajuese.

“Për periudhën kohere për të cilen po flasim,veçmas viti 2021,kur kishim një vlerë rreth 800 milion euro eksporte,shifer kjo e pa arritur ndonjehër në ekonomin kosovare.

Deshiroj gjithashtu teështoj se për herë të parë në historin tonë kemi mbulueshmërin e importit me eksport reth 20%,shifër e pa realizuar ndonjëher.

Ai ka treguar edhe industrinë e cila ka arrit shbifra modeste të eksporteve e që sipas tij

lider në këtë fushë është industria e dyshekëve ku ka nje eksport prej rreth 200 milion euro, e ndjekur nga industria e drurit, sidomos industria e dyerve dhe dritareve plastike.

Pas ketyre sektoreve duhet te theksojm edhe industrin e ushqimit,sidomos ajo e pijeve,industrin metalike dhe industrin perpunuese.

MINT-i ka prezentu hapjen e disa atasheve ekonomik,qe eshte per cdo lavdate, edhe pse eshte mjaft e vonuar dhe ne si asociacion i bizneseve kemi kerku para disa viteve qe duhet te fillohet me hapjen e atyre zyreve.

“Sa i përket vendeve në të cilat Kosova ka eksportuar, me vite të tëra vazhdojn të jenë vendet e BE-se me mbi 30% shitje e pasuar nga vendet e regjionit gjithashtu me reth 30% shitje dhe këto vitet e fundit kemi rritje te jashtëzakoshme me shitjen e dyshekëve për në SHBA, e sidomos nga kompnia Devolli Corporation e cila është lidere e eksporteve”, tha Hasani

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *