Si pasojë e aksidentit të rëndë të ndodhur pak minuta më parë në afërsi të “Urës së Gjoricës”, kanë ndërruar jetë 3 persona dhe janë plagosur 3 të tjerë.
Në reagimin e saj, policia njofton se të plagosurit kanë qenë pasagjerë në automjete.
Albeu mëson se dy prej viktimave janë Kujtim dhe Murat Dehari, vëllezër, ndërsa të tre të tjerë të plagosur janë transportuar në spital.
Njoftimi i policisë:
Bulqizë / Informacion paraprak
Rreth orës 18:15, në aksin rrugor Fushë Bulqizë-Shupenzë, në vendin e quajtur ‘Ura e Gjoricës’, janë përfshirë në një aksident rrugor 2 automjete dhe për pasojë kanë humbur jetën në vendngjarje shtetasit K.I., dhe M.I. si dhe ka humbur jetën në spital shtetasja L.I.
Gjithashtu janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital shtetaset F.I., K.M., dhe shtetasit M.L., E.L., pasagjer në automjete.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes po punon zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Lëvizje te postimet
U kërcënua në punë, Ismaili: Kjo nuk më dekurajon ta kryej punën me përkushtim Humb 14 kg për 3 javë! Zbulohet një student nga kosova! BEAUTY SLIM Udhëheq Klinikën e cila merret me rastet më të ndjeshme, me foshnjat e porsalindura, të cilat përballen me probleme sapo vijnë në jetë. Kjo është drejtoresha e Klinikës së Neonatologjisë Hajrie Ismaili, e cila punën e saj e bënë me përkushtim të jashtëzakonshëm, me qëllim që pacientët e vegjël të kësaj klinike, të kenë trajtimin e duhur. “Sigurisht që ka sfida. Por aty ku puna bëhet me pasion dhe me një motivim të madh, atëherë e gjithçka bëhet më e thjeshtë dhe ia dalim”, thotë ajo. E derisa është në shërbim të pacientëve, shpesh herë ballafaqohet dhe me kërcënime nga familjarët. Megjithëse u kërcënua së fundi, derisa po mbante kujdestari në Klinikë nga axha i një foshnje, Ismaili mundohet t’i arsyetoj dhe sjelljet e familjarëve, duke vënë në dukje ndjeshmërinë e rasteve. “Sa i përket kërcënimeve e përmendem nivelin emocional të pacientëve. Mund të jetë një moment i dobët dhe të reagojmë vrullshëm. Mirëpo gjithmonë jemi ata që bëjmë arsyeshmërinë e të gjitha këtyre ndjenjave të tyre dhe mundohemi t’i përkrahim”, tha ajo. Ndërsa pohon se kërcënimet e tilla nuk e dekurajojnë atë, që të vazhdojë punën me vullnet e përkushtim. “Nëse i marrim parasysh këto kërcënime, që bëhen nuk është se duhet të na dekurajojnë dhe demotivojnë për punë. Përkundrazi duke u nisur nga ajo që ne e bëjmë një punë të drejtë, një punë të shenjt kjo na bënë që të vazhdojmë tutje. Ndërkaq problemet e tilla adresohen në organet kompetente dhe është në domen të tyre të vendosin drejtësinë”, tha ajo. Megjithëse Kosova po përballet me trendin e ikjes së mjekëve jashtë vendit, Ismaili e cila një pjesë të shkollimit e ka kryer në Itali, ka vendosur të qëndrojë në Kosovë dhe të jap kontributin e saj për vendin. Edhe pse me paga të ulëta e me një shëndetësi e cila ka shumë probleme, Ismaili me vullnet kryen punën në shërbim të pacientëve të vegjël, të cilët sytë i kanë nga ajo. “Janë disa momente kur sigurisht jemi ndier të demotivuar dhe kemi menduar të lëvizim jashtë. Mirëpo kur e shikon nuk është se edhe kur lëviz jashtë, natyrisht se plotësohesh në aspektin profesional, mirëpo do të kesh mungesa të tjera. Nuk do të kesh familjen do të jesh në qëndrime të gjata në punë. Pastaj jam adaptimet në ato ambiente të reja dhe kur i baraspeshon të gjitha këto, them se ia vlen dhe duhet të qëndrojmë aty ku jemi dhe të mundohemi për më të mirën e vendit tonë”, pohon ajo. Thotë se puna në klinikën që drejton është e ndjeshme, pasi që kanë të bëjnë me foshnje të cilat lindin me probleme të ndryshme si me probleme të zemrës dhe anomali të tjera. E sfidë mbesin sëmundjet kongjenitale komplekse të zemrës, të cilat nuk mund të trajtohen në vendin tonë, në mungesë të kardiokirurgjisë pediatrike. Ismaili thotë se ata janë në dispozicion për pacientët e vegjël dhe jashtë orarit të punës, por se problemi qëndron në atë se disa sëmundje nuk mund të trajtohen në klinikat e QKUK-së dhe duhet të referohen për trajtim jashtë vendit. “Sfidë është për shkak se do tu komunikojmë prindërve që fëmija vuan nga një sëmundje e rëndë, e cila kërkon intervenim urgjent kardiokirurgjik i cili nuk mund të realizohet në vendin tonë. Duhet pastaj të procedojmë me rregullimin e dokumentacionit që është një sfidë e radhës deri në transferimin e foshnjave në këto qendra”, tha ajo. Ndryshe si shumë klinika në QKUK edhe ajo e Neonatologjisë, rrezikon që në të ardhmen të ballafaqohet me mungesë të personalit specialistik, pasi që mosha mesatare e neonatologëve është mbi 50 vjeç dhe se në tetë vitet e fundit, nuk ka pasur fare specializim nga kjo lëmi./IndeksOnline/ PROMOTED CONTENT Një recetë e lashtë për parazitët. Pastron trupin në 2-3 ditë! GERMOSTOP As Civilians Suffer Relentless Bombing, They Only Ask For 1 Thing SAVELIFE How Close Is Russia To A Collapse? ZESTRADAR 6 Unusual Kids Who Were Born Different ZESTRADAR 7 Most Popular Socialist Leaders In History ZESTRADAR 10 Romantic Movies To Put You Back Into The Feeling Of Love ZESTRADAR Lady From Copenhagen Who Decided To Stop Shaving Her Facial Hair ZESTRADAR Stars Who Put Family First: You Won’t Believe Who’s On The List ZESTRADAR 7 Best Mockumentaries Of All Time, In Our Humble Opinion ZESTRADAR Tattoos? Check. Self-Confidence? Double Check. He Has 250 Tattoos ZESTRADAR Her Kid Was Born With A Birthmark That Covered Half His Face ZESTRADAR Ukraine Lacks VAC Systems For Hospitals! Your Donation Can Help UA PATRIOTS Do the Easter Island Heads Really Have Bodies? ZESTRADAR This 73-Year-Old Woman Will Teach You How To Work Out ZESTRADAR 9 Crazy-Good Indian Movies: You Have To Watch These! ZESTRADAR Mos i humb Propozimi për liberalizimin e vizave kalon në janar të vitit 2024 Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi mbeten në paraburgim Dy kuvendet e qeveritë, Kosovë-Shqipëri bashkohen me 27 nëntor në Tiranë Të fundit nga Lajme 19:02 / E Mërkurë, 04 JanarVarroset i riu i vrarë në Prizren, flet babai i tij: Kurrë nuk besoja se kemi plumba për shqiptarë18:45 / E Mërkurë, 04 JanarMomenti kur hajni i kërkuar nga Policia e Kosovës dyshohet se ia vjedh 3 mijë euro nga kuleta një qytetari18:41 / E Mërkurë, 04 JanarHistorianët e Deçanit kërkojnë dorëheqjen e kryetares së Gjykatës Kushtetuese18:39 / E Mërkurë, 04 JanarDeputeti i VV-së e quan Lajçakun problematik18:09 / E Mërkurë, 04 JanarIsh-të Burgosurit Politikë të Kosovës mbështesin propozimin që lulëkuqja të përzgjidhet simbol i gjenocidit mbi shqiptarë17:51 / E Mërkurë, 04 JanarLDK fajëson Qeverinë që s`po merr hapa për zbutjen e inflacionit Humb 14 kg për 3 javë! Zbulohet një student nga kosova! BEAUTY SLIM