Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka shkruar në Facebook se është përbuzje nga ana e Komunës së Gjilanit, që “Flaka e Janarit” të organizohet pa akademi përkujtimore për ish-presidentin Ibrahim Rugova.
Ajo kritikoi kryetarin Alban Hyseni, duke i thënë se qytetarët e Gjilanit, që e ulën në kolltukun e kryetarit, ia dhanë votën, por jo për arrogancën dhe injorancën e tij.
“Flaka Janarit, pa akademin përkujtimore të Presidentit RUGOVA
Është injorim,përbuzje apo nënçmim nga pushteti komunal në Gjilan.Ati i pavarësisë më 21 Janar mbush 17 vite amshimi,por tek ju kjo datë nuk paska rëndësi.
Kush të urdhëroi t’a anashkalosh këtë datë të çmuar kryetar.Kush ta ndaloi?Kush ta largoi?Kush bre kush????
Qytetarët Gjilanas,ata që të ulën në kolltukun e kryetarit,ta dhanë votën por jo për arrogancën,jo për injorancën tuaj.Ata mbajnë mend dhe do ta rikujtojnë me kohë!Keni gabuar shumë,ju dhe shokët tuaj!” shkroi Bunjaku-Rexhepi në Facebook.