Die. Nën 24th, 2024

Fakulteti Juridik mbështet nismën që lulëkuqja me katër petale të jetë simbol i përkujtimit të viktimave të gjenocidit

Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës mbështet nismën publike me qëllim të miratimit të lulëkuqes si simbol zyrtar për të kujtuar gjenocidin e Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Përkujtimi i gjenocidit dhe mizorive të vuajtura nga popullsia civile në Kosovë është e rëndësishme për viktimat dhe të mbijetuarit e këtyre krimeve. Kjo na përket gjithsecilit!

“Siç u shpreh dikur i mbijetuari i Holokaustit, e më vonë aktivisti i të drejtave të njeriut dhe nobelisti Elie Wiesel, “të harrosh një Holokaust është të vrasësh dy herë”, edhe në rastin tonë, përkujtimi u jep fytyra dhe emra shqiptarëve që humbën jetën nga krimet mizore të Serbisë ndaj popullit të Kosovës.

closevolume_off
Simboli i lulëkuqes i jep një prani simbolike viktimave të panumërta të mizorisë së gjenocidit. Duke vlerësuar se e ardhmja e popullit tonë, determinohet edhe nga ndërtimi i memories kolektive për të kaluarën e krimeve të kryera, e gjenocidit në Kosovë, profesorët dhe i gjithë stafi i Fakultetit Juridik e mbështesin nismën dhe ftojnë institucionet e Republikës së Kosovës që të miratojnë lulëkuqen si simbol zyrtar e shenjë identifikuese për kujtimin e gjenocidit në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *