Die. Nën 24th, 2024

Emisarët Escobar dhe Lajçak në selinë e NATO-s: Stabiliteti në Ballkanin Perëndimor është i rëndësishme për të gjithë evropianët

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, si dhe i dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kanë zhvilluar një takim në selinë qendrore të NATO-s.

Kjo u bë e ditur nga misioni i SHBA-së në NATO, përmes një shkrimi në llogarinë zyrtare në Facebook.

Në njoftim thuhet se paqja dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor janë të rëndësishme për të gjithë evropianët.

Tutje theksohet se Shtetet e Bashkuara, aleatët e NATO-s dhe BE-ja janë të përkushtuara të punojnë me Serbinë dhe Kosovën për të gjetur një zgjidhje dhe rrugë përpara në interes të stabilitetit, sigurisë dhe mirëqenies së të gjitha komuniteteve.

“Paqja dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor janë të rëndësishme për të gjithë evropianët. Shtetet e Bashkuara, aleatët tanë të NATO-s dhe BE-ja janë të përkushtuara të punojnë me Serbinë dhe Kosovën për të gjetur një zgjidhje dhe rrugë përpara në interes të stabilitetit, sigurisë dhe mirëqenies së të gjitha komuniteteve”, thuhet në postimin në “Facebook”, të Misionit të SHBA-ve në NATO.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *