Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Masakra e Reçakut nuk mund të fshihet dhe nuk mund të mjegullohet, në akademinë përkujtimore për 24 vjetorin e këtij krimi makabër. Kurti tha se Prokuroria në Kosovë ka lëshuar fletëarreste ndërkombëtare për 18 persona që dyshohet se morën pjesë në këtë masakër.
“Duke u thirrur në dëshmitë e kohës, në deklaratat e 63 dëshmitarëve të intervistuar dhe në provat e Tribunalit të Hagës, Prokuroria e Kosovës ka lëshuar fletëarreste ndërkombëtare për 18 persona, serbë, që dyshohen për pjesëmarrje në kryerjen e Masakrës së Reçakut”, tha ai.
Kurti citoi presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, për Masakrën e Reçakut.
“Vetëm para më shumë se tri vjetëve, ky president i Serbisë ka deklaraur se Masakra e Reçakut është fabrifikim dhe falsifikim”, tha Kurti, duke kujtuar se të njëjtën deklaratë më 10 dhjetor 2021 e ka përsëritur shefi i intelegjencës serbe, Aleksandar Vulin.“Ata të cilët mohojnë gjenocidin, ata ëndërrojnë për përsëritjen e tij”, shtoi Kurti.