Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, është duke qëndruar në Mitrovicë, aty ku sapo u shpall gjendje e jashtëzakonshme, pas vërshimeve të shiut.
I shoqëruar nga kryetari i kësaj komune, Bedri Hamza, ministri Krasniqi ka dalur në terren për të parë gjendjen aktuale atje.
Ai ka vizituar edhe lagjet e komuniteteve, ku gjendja raportohet të jetë e rënduar.