Sht. Nën 23rd, 2024

Pas vërshimeve, FSK e gatshme për të intervenuar

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se Ministria e Mbrojtjes, bazuar në Planin e Reagimit Kombëtar në Emergjenca, është në gatishmëri të plotë të reagoj, varësisht nga kërkesat për mbështetje të Agjencionit për Menaxhimin e Emergjencave.

Postimi i plotë:

“Pas reshjeve të mëdha që po vazhdojnë dhe vërshime në shumë pjesë të vendit, autoritetet tona zyrtare janë duke e monitoruar pandërprerë situatën në terren.

Ministria e Mbrojtjes, bazuar në Planin e Reagimit Kombëtar në Emergjenca, është në gatishmëri të plotë të reagoj , varësisht nga kërkesat për mbështetje të Agjencionit për Menaxhimin e Emergjencave.

FSK si çdoherë, në secilën situatë emergjente, është e gatshme plotësisht, me të gjitha kapacitetet e saj në dispozicion, që të realizoj detyrën ligjore të mbështetjes ushtarake të autoriteteve civile dhe qytetarëve tanë pa dallim”, ka shkruar Mehaj.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *