Deputetja e Guxo Jeta Statovci i ka reaguar nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitaku e cila i është drejtuar presidentes së Kosovës duke thënë se presidentja i ka gjetë të gatshëm kufijtë e Kosovës.
Statovci pyet Çitakun nëse angazhimi i saj në Washington ishte vallë për t’i kthyer dhuratat Rankoviqit.
“E dëgjuam edhe ambasadoren e ndarjes teksa na mbajti fjalë për kufijtë e Republikës së Kosovës. “Presidentja Osmani i ka gjetë të gatshëm kufijtë e Republikës”, paska thënë Vlora.
E po kjo qartazi fsheh pas vetës bindjen se Vlora, na e paska një farë të drejte që t’i ngushtojë këta kufijë kur e vlerëson ajo. Mbase këtu e gjejmë edhe shkakun e gjithë atij angazhimi të Vlorës në Washington sa ishte ambasadore, për të ja cunguar kufijtë Kosovës apo siç atëherë thuhej, për t’ja kthyer dhuratat Rankoviçit”, ka shkruar Statovci.