Një veturë me targa të Serbisë ka goditur një veturë të Policisë së Kosovës. Rasti ka ndodhur gjatë ditës së sotme rreth orës 11:00 në pikën e kontrollit të Policisë së Kosovës në Leposaviq.
Siç është raportuar dyshohet se Milan Delevic, bashkë me Dusan S. kanë sulmuar Policinë e Kosovën me veturën e tyre.
Burime të Indeksonline brenda Prokurorisë së Kosovës bëjnë të ditur se Dusan S. ka mbi 85 vepra penale për “vjedhje” në sistemin e Policisë së Kosovës.
Sipas të njëjtave burime, dyshohet se ai është personi kryesor për vjedhjen e veturave në Kosovë, të cilat më pas i ka dërguar në Serbi.
Dusan S. po ashtu dyshohet se është i dënuar me disa vite burgim në Serbi dhe po hetohet nga njësite të Policisë.
Siç tregojnë burimet tona, ai me veturën e tipit “Audi Q 5” me tabela të Çaçakut të Serbisë ka goditur veturën e Policisë së Kosovës dhe nuk i është ndal Policisë duke vazhduar në drejtim të Serbisë./