Shkaku i reshjeve të fundit, edhe Istogu ishte ndër komunat që u përball me vërshime e dëme të mëdha.
Dëmi nga përmbytjet në këtë komunë, është vlerësuar në mbi 3 milionë euro. Kështu ka konfirmuar për Indeksonline Ardon Arifaj, zyrtar për informim i Komunës së Istogut.
“Bazuar në Raportin e 8 komisioneve të formuara nga Kryetari i Komunës, për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet, del se vlera e dëmeve të shkaktuara është mbi tre milion euro (3,000,000.000)”, thotë ai.
Zonat të cilat janë përfshirë nga vërshimet janë: Qyteti i Istogut, Istogu i poshtëm, Shushicë e epërme, Shushicë e Ulët, Syrigana, Dubrava, Kërrnina e epërme dhe e ulët, Osojani, Rakoshi, Prigoda etj.
Siç konfirmon Arifaj, Komuna e Istogut është në kontakt të vazhdueshëm me Institucionet shtetërore dhe Agjencionin e Menaxhimit të Emergjencave.
Ai thotë se e kanë dorëzuar raportin paraprak për dëmet e shkaktuara nga vërshimet dhe presin që sa më parë të bëhet kompensimi dhe riparimi i dëmeve