Sht. Nën 23rd, 2024

Osmani përkujton të rënët në Rogovë të Hasit

Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar 24 vjetorin e masakrës në Rogovë të Hasit.

Në vijim gjeni të plotë statusin e Presidentes:

Sot, në 24-vjetorin e masakrës në Rogovë të Hasit, i përkujtojmë dëshmorët e rënë në këtë zonë, luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si dhe martirët e rënë si qytetarë të paarmatosur, të cilët makineria vrasëse serbe nuk i kurseu.

Me heroizmin e qëndresën e tyre ata i përforcuan themelet e Kosovës. Ne do t’u jemi mirënjohës përjetë e do t’i përkulemi gjithmonë heroizmit të tyre.

I përjetshëm kujtimi për ta!

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *