Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka ngritur shqetësimin në Komisionin për të Drejta të Njeriut për trajtimin që iu bëhet personave Paraplagjik dhe Tetraplegjik.
Madje, Musliu-Shoshi ka kërkuar shkarkimin e komisionit aktual vlerësues dhe ndryshime të menjëhershme ligjore për të drejtat e tyre.
“Sot, në Komisionin për të Drejta të Njeriut diskutuam me përfaqësues të Komisionit Vlerësues Mjekësor për Statusit dhe të Drejtat e Personave Paraplagjik dhe Tetraplegjik.
Është e dhimbshme mënyra se si trajtohet kjo kategori duke filluar nga plotësimi i formularit, paraqitja në dy komisione vlerësuese, ku i pari nuk merret fare parasyshë, e duke përfunduar në ekzaminim 3 min, e duke u kërkuar të lëvizin këmbën! Ky trajtim fyen integritetin e dinjitetin e pacientëve.
Bazuar në ankesat e përfaqësuesve të Shoqatës HANDIKOS propozova që:
Të shkarkohet komisioni aktual vlerësues (bazuar në shkeljet ligjore dhe trajtimin joadekuat të kësaj kategorie të shoqërisë tone). Të riemërohet komisioni i ri vlerësues. Unë besoj thellë që kemi doktor me integritet të lartë.
Të bëhen ndryshime e menjëhershme ligjore, në mënyrë që të evitohet hapsirat ligjore në aktet nënligjore ku shkelen të drejtat e personave Paraplagjik dhe Tetraplegjik dhe ushtrohet trajtim jo adekuat nga kategoria që do të duhej të ofrohej kujdes maksimal” ka thënë Musliu-Shoshi para Komisionit./