Sht. Nën 23rd, 2024

Avokati Smakiqi: Kushtetuesja të shfuqizojë dispozitën për përcaktimin e pragut minimal të koeficientit

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka vendosur që vlera e koeficientit të pagës në sektorin publik të jetë 105 euro.

Kësisoj, Ligji i Pagave që hyn në fuqi më 5 shkurt do të rregulloj çështjen e pagave për punëtorët e sektorit publik.

Avokati, Xhevdet Smakiqi ka thënë se Ligji për Pagat në Sektorin Publik, nuk ka krijuar as barazi as mirëqenie për këtë sektor.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se Avokati i Popullit, Sindikatat, opozita, duhet urgjentisht të iniciojnë kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për shfuqizimin e pragut minimal të koeficientit nga Kuvendi i Kosovës.

Postimi i tij i plotë:

Te nderuar miq,

Ligji Per Pagat ne Sektorin Publik, nuk ka krijuar as barazi as mirëqenie per sektorin pubilk.

Meqenëse deshtuan palet e interesit sindikatat dhe opozita ta heqin nenin 9 kujtoi, ku koficenti percakohet sipas vitit buxhetor nga Qeveria, atëherë kjo ingernecë/ prerogativë e Qeverise ka krijuar pasiguri te madhe edhe juridike edhe sociale per mbi 84,000.00 zyrtaret publik ne Republiken e Kosoves.

Pra dispozita 9 e koficentit në Ligjin e Pagave Per Sektorin Publik, perveç qe ka shkaktuar pasiguri sociale e juridike, u keqperdor qysh sot nga kjo Qeveri si pushtet per displinim, kontroll dhe degradim te sektoreve specifik dhe profesionsiteve per ti larguar ata nga sektori publik.

Pra Ombudespersoni, Sindikatat Opozita duhet urgjentishtë te inicojnë kërkesë ne Gjykaten Kushtetuese per shfuqizimin e kesaj dispozite dhe percaktimin e pragut minimal te kofocentit nga Kuvendi i Kosoves qe nuk duhet te jete nen 130€ per vitin 2023.

Me nenin 9 duhet ti hiqet kompentenca Qeverise se Kosoves qe te percaktoi koficentin vjetor ne sektorin publik, sepse çdo Qeveri mund dhe do ta keqperdorë perfitime politike ne dem te drejtësise dhe sigurise juridike.

Kurse kjo dispozite ligjore duhet te percaktoi qe pagat ne sektorin publik duhet te rriten automatikshte me perqindjen e rrijtes ekonomike qe percakton Banka Qendorore, FMN dhe Banka Botrore per Kosoven pa asnjë vendim shtese te Qeverise per vitet ne vijim.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *