Sht. Nën 23rd, 2024

BSPK reagon për rritjen e pagave: Zhgënjim total, njerëzit do ikun nga vendi

Përfaqësuesi i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) Ali Gashi në një përgjigje për IndeksOnline ka folur mbi koeficientin 105, te aprovuar sot në Qeverinë e Kosovës.

Sipas tij koeficientja dhe rritja e pagave është e papranueshme.

“Lidhur me koeficientin që e propozojë Qeveria në si federatë e BSPK-së nuk jemi të kënaqur dhe si ë tillë është e papranueshme pasi që pritjet tona kanë qenë që të paktën të jetë 130, por si do që të jetë kjo është në vazhdën që Qeveria diçka tjetër ka thënë diçka tjetër po realizon”, ka thënë ai për IndeksOnline.

Gashi ndër tjerash ka theksuar se ky koeficient do duhet t’i nënshtrohet parlamentit të Kosovës.

“Duke marrë parasysh gjendjen e rendë ekonomike, inflacionin, rritjen e çmimeve, dhe të themi të drejtën është një zhgënjyem për të gjitha zyrtarët publik dhe punojnë në sektorin publik, duke marrë parasysh se me vite të tëra kemi pritur rritje të pagave dhe kemi shpresuar dhe besuar që ky koeficient do të jetë ai që i rrit pagat e dinjitetshme”, tha ai.

Gashi për IndeksOnine bëri të ditur se ligji i sotëm ka zyrtarizuar trendin e ikjes nga vendi.

“Unë jam i bindur nga 82 mijë zyrtarë publik nuk besojë që shumica prej tyre pajtohen më këtë vlerë të koeficientit dhe se kjo rritje kozmetike nuk i plotëson as për së afërmi nevojat dhe kërkesat e tyre”, ka përfunduar ai

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *