Ani pse në publik nuk u bë shumë e madhe, koeficienti i ri presidentes Vjosa Osmani ia hoqi nga paga e saj plot 853 euro.
Tash e tutje e para e shtetit do të paguhet 1890 nga 2743 euro sa merrte më parë.
Por, më shumë se ajo e pësuan punonjësit e organeve të drejtësisë.
Miratimi i koeficientit të pagave pritet ta përgjysmojë pagën e prokurorëve e gjyqtarëve.
Nga 3,450 euro sa aktualisht marrin Kryeprokurori i Shtetit dhe kryetari i Gjykatës Supreme, me Ligjin e ri paga e tyre pritet të jetë 1,785 euro apo 1,665 euro më pak.
Ulje vërehet edhe në pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve në gjykatat themelore
Nga rreth 2 mijë sa aktualisht marrin, pagat e tyre pritet të ulën në 1260 euro apo 740 euro më pak.
Kjo çështje ishte diskutim edhe në një mbledhje që këshilli gjyqësor mbajti sot.
Ata ne nje përgjigjeje për T7 treguan se çka biseduan aty, dhe veprimet që do marrin.
Koeficientin e ri ngjashëm e cilëson edhe Fejzullah Hasani, ish-kryetar i Gjykatës Supreme.
Ai flet edhe per ndikimin qe kjo mund ta kete.
Ngjashëm vlerëson edhe Gzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.
Madje ai thotë se ky verim bie ndesh edhe me aktin me te larte juridik te shtetit.
Edhe Këshilli Prokurorial përmes një reagim kane deklaruar se me ligjin e ri është cenuar funksionalizimi i sistemit prokurorial.