Në Kuvendin e Republikës së Kosovës është diksutuar sot, mes të tjerash, edhe për masat për energjinë elektrike.
Sipas deputetit të LDK-së, Besian Mustafa, masat e Qeverisë kanë bërë që nëse ndalet rryma pa planifikim, qytetarët dhe bizneset nuk mund të kërkojnë dëmshpërblim dhe kur importohet rryma me procedura të përshpejtuar, ashtu siç po bën Qeveria, të vetmit përfitues janë tregtarët e energjisë elektrike.
E tregtari më i madh i energjisë në Ballkan, sipas Mustafës, është ambasadori Martin Berishaj.
Kundërreplikë ndaj Mustafës kërkoi deputetja e LVV-së, Jeta Statovci, e cila i përmendi atij arrestimin dhe burgosjen e rreth 300 zyrtarëve të Ministrisë së Bujqësisë, gjatë kohës kur Mustafa e udhëhiqte këtë dikaster.
“Kur e përmendi edhe burgun, deshta me e ricekë që rreth 301 zyrtarë kanë shku në burg, e gjysma prej tyre nga Ministria e Bujqësisë. Kur ke qenë në Ministri të Bujqësisë, si ministër, pse s’je marrë me këto raste, e tash po merresh me to? Edhe në komision hetimor ki pasë mundëinë me e taku ambasadorin Berishaj edhe përveç përqafimeve s’ki pasë gjë tjetër në atë aspekt” i tha Statovci Mustafës.