Die. Nën 24th, 2024

Osmani: Masakra e 3-4 shkurtit të 2000-tës ndaj shqiptarëve në veri, thirrje për drejtësi për të vrarët, të plagosurit dhe të dëbuarit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar masakrën e 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, që u bë ndaj popullatës shqiptare në verit ë Mitrovicës.

Osmani ka thënë se edhe sot, në 23 vjetorin e kësaj masakre, thirrja për drejtësi është nderim për të vrarët, të plagosurit dhe të dëbuarit.

Postimi i plotë i Presidentes Osmani:

Dhjetë qytetarë shqiptarë të vrarë, në mesin e të cilëve fëmijë, gra e pleq nga banda të armatosura serbe, 25 të plagosur ndërmjet 3-4 shkurtit të vitit 2000, sikurse edhe 1664 familje të dëbuara me gati 12 mijë anëtarë nga pjesa veriore e Mitrovicës, mishërojnë kujtesën dhe nevojën për drejtësi.

Në 23-vjetorin e ditëve të tmerrit në këtë pjesë, thirrja për drejtësi është nderim për të vrarët, të plagosurit dhe të dëbuarit.

Qoftë i përhershëm kujtimi për viktimat e drejtësia synim i vazhdueshëm deri në vënien e autorëve para përgjegjësisë!

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *