Die. Nën 24th, 2024

Kurti: Asociacion pa e njohur Kosovën, njësoj si të kërkosh kafe pa filxhan

Kryeministri Albin Kurti ka dhënë një intervistë për televizionin pubulik TRT në gjuhën angleze, duke treguar qëndrimet e tij për çështjen aktuale mes Kosovës dhe Serbisë.

I pyetur rreth formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Kurti e ka përsëritur një deklaratë të thënë më edhe më parë. Ai e ka krahasuar njohjen e Kosovës me një filxhan me kafe, duke thënë se formimi i Asociacionit para njohjes së Kosovës, i ngjanë sikurse servimi i kafes pa filxhan.

Sipas Kurtit një gjë e tillë është e pamundur.

“E kam thënë më herë këtë të kërkosh Asociacion pa e njohur pavarësinë e Kosovës është sikur të kërkosh kafe pa filxhan. Nuk muj të sjelli kafe pa filxhan”, theksoi Kurti.

Ai më tutje tha se nuk duhet harruar përvojen e hidhur nga Bosnja dhe Hercegovina.

“Dhe mos ta harrojmë përvojën e hidhur nga Bosnjë dhe Hercegovinë, 14 komuna me shumicë serbe u bënë bashkë në 8 prill 1991, në janar të 1992 shpallen pavarësinë, ne shkurt të atij viti bën kushtetutën e tyre dhe pastaj e patëm luftën dhe në fund Republikën Srpska”.

Kurti theksoi se qëndrimet e tij kundër themelimit të Asociacionit nuk janë arbitrare dhe personale, por, janë të bazuara ën vullnetin popullit, kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë ë shtetit të Kosovës.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *