Die. Nën 24th, 2024

Ulja e temperaturave, ministrja del me këshilla për kursim të rrymës

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka dalë me disa këshilla për kursim të energjisë elektrike, pas uljes së temperaturave, raporton Indeksonline.

Shkrimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Sot janë ulur ndjeshëm temperaturat, e këtë parashikim të motit do ta kemi edhe në ditët në vijim.

Për të kursyer energjinë elektrike e gjithashtu për të mos e ngarkuar rrjetin elektro-energjetik ju lusim që të kurseni dhe të optimizoni shfrytesimin e energjisë elektrike.

Shkyçni dritat e panevojshme

Shfrytëzoni robalarësen pas orës 24:00

Shfrytëzoni enëlarësen pas orës 24:00

Aktivizoni bojlerin pas orës 24:00

Shfrytëzoni tharësen pas orës 24:00

Ju faleminderit për bashkëpunimin tuaj.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *