Një segment i një rruge në Tiranë është emëruar “Dëshmorët e 4 shkurtit”, kjo ngjalli reagime të mëdha pasi kjo rrugë mbante emrin e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Reagimet kanë qenë të mëdha në lidhje me ngjarjen, e gjatë ditë së sotme ka reaguar edhe Erion Veliaj, i njejti që bëri këtë ndryshim.
“Nuk e kuptoj për çfarë e kanë këtë reagim sa herë që në Tiranë flitet për antifashizmin”.
closevolume_off
Kështu ka thënë kryetari i komunës së Tiranës Erion Veliaj në një reagim rreth krejt asaj që u fol dje e sot për të në Kosovë rreth një vendimi që thuhet se mori për rrugën që mbanë emrin e ish-presidentit Ibrahim Rugova.
Mirëpo gënjeshtër këtë deklaratë të Veliaj e sheh profesori universitar Enver Bytyçi.
Ai sqaron në pika të shkurta ngjarjen duke ia hedhur poshtë fjalët Veliajt.
“Erion Veliaj rren në dritë të diellit e madje duke të parë në dritë të synit”, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Si tha mashtruesi?! “E kam zgjatur, tha, rrugen me emrin “Ibrahim Rugova”! Madje deri te diga e liqenit, tha ai. Po cfare ka ndodhur ne fakt?
1. Rruga nga Garda deri te diga eshte nja 50 meter. Edhe kantjer ndertimi, plehrash dhe lluce! Kete e quan zgjatje zdromsi!
2. Rruga kryesore ne qender te Tiranes, nga Banka deri te Ura e Lanes kishte emrin “Ibrahim Rugova”! Por kjo pjese, me e rendesishmja e Rruges Ibrahim Rugova, tani quhet Rruga “4 shkurti”!
Te gjithe genjeshtaret presin qe qielli te behet se paku gri e t’i fusin nje rrene. Erion Veliaj rren ne drite te diellit e madje duke te pare ne drite te synit! Keshtu tha dje edhe per trashegimine kulturore. “E kam ruajtur, tha ate”! E pabesueshme se si mund te mburret nje politikan e kryetar bashkie duke mohuar hapur veprat e tij shkaterruese, kur ne fakt ka bere te kunderten: – Ka shkaterruar gjithcka qe ka te beje me kujtesen historike e trashegimine kulturore, duke filluar me Teatrin Kombetar!