Die. Nën 24th, 2024

Ambasadori amerikan vlerëson FSK-në që i doli në ndihmë Turqisë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, e ka vlerësuar gatishmërinë e kontingjentit të FSK-së për kërkim-shpëtim dhe çështje mjekësore për të ofruar ndihmë në Turqi.

Në llogarinë e tij në Twitter, ai ka thënë se ShBA-ja e ka mbështetur FSK-në në ngritjen e kapaciteteve të saj të sigurisë, ndihmës mjekësore dhe humanitare.

“Pas tërmeteve shkatërruese në Turqi dhe Siri, ne i vlerësojmë ekipet e FSK-së për kërkim-shpëtim dhe çështje mjekësore që u bashkuan me partnerët për të ndihmuar në operacionet në rajon. ShBA-ja ka mbështetur FSK-në në ngritjen e kapaciteteve të saj të sigurisë, ndihmës mjekësore dhe humanitare”, ka shkruar Hovenier.

Following the devastating earthquakes in Türkiye & Syria, we appreciate @KSF_Kosova search & rescue and medical teams joining partners to assist operations in the region. The U.S. has supported KSF in building its security, medical and humanitarian assistance capacity. https://t.co/yI4QNZm2ct

— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) February 7, 2023

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *