Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka bërë homazhe te pllaka përkujtimore Arben Xheladini dhe Mon Balaj, në bulevardin “Nënë Tereza”, në Prishtinë.
Ai tha se kurrë nuk ka qenë me diskutueshme nëse ja kanë vlejtur komunat me bazë etnike. Kryeministri Albin Kurti tha se me të drejtë e kritikuan paketën e Ahtisarit, sepse sipas tij aty kishte komuna etnike, e dhe me të drejta të vetes për serbët në Kuvendin e Kosovës.
“Dhjetëra mijëra qytetarë demonstruam para 16 viteve, e në ballë të tyre ishte baca Adem. 232 plumba gjithsej u shkrepën nga policia e UNMIK-ut në kokat e qytetarëve të Kosovës. Arben Xheladini dhe Mon Balaj u vranë, kurse 80 demonstrues u plagosën rëndë e lehtë. Ish-shefi i shtyllës së parë të UNMIK-ut kishte bërë një hetim atë pranverë, i cili doli me konkluzionet se vrasjet e tyre kanë qenë të panevojshme dhe të evitueshme. Një javë para demonstratave tona, u patë publikuar pakoja e Ahtisarit” , tha ai.
Sipas tij, kurrë nuk ka qenë me diskutueshme gjithandej nëse ja kanë vlejtur komunat me bazë etnike. Ai tha se si ‘Zajednicë’ Komunash, pat nisur edhe ‘Republika Serbska’ në Bosnjë. ‘Jami bindur se serbët e Kosovës, nuk e duan këtë, por jam i bindur se mu këtë e don Serbia”, tha ai.
“Prandaj Beogradi me kaq nervoz kërkon Asociacion. Serbia është në panik, duan t’i bëjnë bashkë 10 kryetarë të komunave, e padrejtë dhe e gabueshme, e dëmshme dhe e papranueshme”, ka thënë Kurti.