Die. Nën 24th, 2024

Tërmet në Shqipëri, epiqendra pranë Korçës

Shqipëria është lëkundur sërish nga tërmeti. Mesditën e sotme lëkundjet sizmike 3.2 ballë e shkallës rihter dhe me thellësi 12 km, janë ndjerë në juglindje të Shqipërisë.

Sipas qendrës sizmologjike të Evropës, lëkundjet janë shënuar 19 km nga qyteti i Korçës.

Nuk raportohet për dëme materiale. Lëkundja e fundit sizmike në Shqipëri është shënuar dy ditë më parë me epiqendër 10 km nga Librazhdi dhe 23 km nga Elbasani, ndërsa lëkundjet janë ndjerë në disa qytete.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *