Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth rastit në Ferizaj për dyshim dhunimi të një 26-vjeçare në motel.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli ka bërë të ditur se i dyshuari 31-vjeçar është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pasi është intervistuar nga policët hetues, me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.
“Sot, rreth orës 04:00 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se rreth orës 00:30 në rrugën magjistrale Ferizaj Prishtinë në një motel në Ferizaj dyshohej se ishte një rast “ Dhunimi”. Policët hetues dhe krimteknikët e Sektorit Rajonal të Hetimeve i kanë marr veprimet e nevojshme dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar i kanë nisur hetimet”.
“Në lidhje me këtë policët hetues kanë identifikuar e më pas kanë arrestuar personin mashkull, kosovar i moshës 31 vjeçar me dyshimin se ka kryer veprën penale ” Dhunimi” ndaj femrës kosovare e moshës 26 vjeçare .I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pasi është intervistuar nga policët hetues, me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore”, ka thënë Veseli.