Die. Nën 24th, 2024

Gërvalla: Binomi Vjosa-Albini u shndërrua në mishërim të premtimit për qeverisje me duar të pastra

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, së bashku me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, kanë vizituar dje presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, për të kujtuar, siç thotë ajo, fitoren historike të 14 shkurtit 2021.

“Për të kujtuar së bashku fitoren historike të 14 shkurtit 2021, së bashku me ministrin Faton Peci, në emër të Partisë Guxo vizituam dje Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani Sadriu dhe Kryeministrin z. Albin Kurti. Binomi Vjosa-Albini në zgjedhjet e 14 shkurtit u shndërrua në mishërim të premtimit për qeverisje me duar të pastra dhe faqe të bardhë, drejtësi dhe punë, shtet ligjor, transparent dhe demokratik”, ka shkruar gërvalla në Facebook.

Ndërsa thotë se ende kanë shumë punë për të bërë pasi që rruga e nisur së bashku është e gjatë.

“Kemi dhe shumë punë për të bërë. Rruga e nisur së bashku është e gjatë, plot sfida por edhe suksese të dukshme tashmë. Po e citoj poetin:” “Rruga e nderës asht ma e zorshmja, po ma e mira dhe e vetmja rrugë e vërtetë për njeriun. Dhe, kush u mundue për nder, nder ka gjetë!”, ka shkruar G[rvalla

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *