Die. Nën 24th, 2024

Mehaj: Për 2 vjet u graduan 1,885 ushtarakë, 169% më shume se në vitin 2020

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se në dy vitet e fundit janë gaduar 1 mijë e 885 ushtarakë.

I pari i Mbrojtjes tha se ushtarakët e FSK-së në vazhdimësi ndjekin shkollimet dhe trajnimet brena e jashtë vendit, në përputhje me standardet e NATO-s për zhvillimin e karrierës.

“Gjatë këtyre dy viteve janë graduar 1885 ushtarakë që shprehur në përqindje është 169% më shumë se në vitin 2020”, ka shkruar Mehaj.

Tutje, ai tha se ushtria e Kosovës është garantuese e integritetit territorial dhe e sovranitetit shtetëror.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *