Enj. Nën 28th, 2024

Kurti dhe Drejtoresha e Europolit flasin për vijimin e luftës kundër korrupsionit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është takuar me Drejtoreshën Ekzekutive të Europolit, Catherine De Bolle.

Në këtë takim, kryeministri ka përmendur arritjet e shtetit në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Kurti ka falendëruar De Bolle për mbështetjen e saj, dhe së bashku kanë biseduar mbi mundësitë e vijueshmërisë së këtyre performancave.

Qeveria jonë ka bërë përparime të mëdha kundër krimit dhe korrupsionit, kontrabandës, kultivimit dhe trafikimit të drogës, sepse nuk mund të ketë zhvillim të qëndrueshëm, pa sundimin e ligjit. Falenderova Drejtoreshën Ekzekutive të Europolit, De Bolle, për mbështetjen e saj dhe diskutuam se si të ndërtohet edhe më tej ky sukses” ka shkruar Kurti në Twitter.

Our Govt has made great strides against crime & corruption, smuggling & drug farming & trafficking, b/c there cannot be sustainable development without rule of law. I thanked @Europol’s Exec. Director De Bolle for her support & discussed how to build even further on this success. pic.twitter.com/qfxkd9kILQ

— Albin Kurti (@albinkurti) February 18, 2023
Takimi Kurti – De Bolle, u mbajt në kuadër të Konferencës së Sigurisë, që është organizuar në Mynih të Gjermanisë.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *